Rexhepi, BIK-ut: Shikojini radhët, merrni masa ndaj imamëve devijues

Rexhepi, BIK-ut: Shikojini radhët, merrni masa ndaj imamëve devijues

Rexhepi, BIK-ut: Shikojini radhët, merrni masa ndaj imamëve devijuesMinistri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, duke folur për arrestimet e sotme nga Policia e Kosovës, ka thënë se ky nuk është aksion i rastit por se janë bëtë hetime disa muajshe.

Në një intervistë për RTV21, Rexhepi theksoi se aksioni është kryer në orët e hershme të mëngjesit. Sipas tij, 40 të arrestuarit janë individë që kanë marrë pjesë në luftëra në Siri dhe Irak nën dyshimet se kanë qenë anëtarë të grupeve terroriste.

“Kjo dëshmon se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që Kosova nuk do të jetë terren i përshtatshëm për terrorizëm e radikalizëm fetar. Do të veprojmë që të mos ketë më terren as për rekrutim të të rinjve për një luftë që dihet botërisht çfarë karakteri ka, me mercenarë për interesa të ndryshme që nuk kanë lidhje me fenë”, thotë ai.

Rexhepi thotë se ka informata që këta indoktrinohen qoftë përmes rrjeteve sociale dhe se ka dyshime që financimin e bëjnë shërbimet sekrete të vendeve që nuk ia duan të mirën Kosovës

Ai tha se pret nga Bashkësia Islame dhe të gjithë të tjerët të cilët në një mënyrë ose jo janë të lidhur me kultivimin e fesë, që t’i shikojnë radhët dhe që aty ku ka elemente, imamë që devijojnë, dalin jashtë mënyrës së kultivimit të fesë tonë, të ndërmarrin masat e duhura. /Telegrafi/