Reus: Topin e Artë e meriton Ribery

Reus: Topin e Artë e meriton Ribery

Reus: Topin e Artë e meriton RiberySukesesi i Bayernit të Mynihut në Gjermani dhe Europë, i favorizon lojtarët e ekipit teuton në garën për Topin e Artë, por nga ana tjetër, do të jetë shumë e vështirë që votuesit të ndahen qartyësisht në një qëndrim të përbashkët sepse ekipi bavarez, është një shembull i vërtetë i grupit.

Gjithsesi, ylli i Borussias së Dortmundit, Marco Reus, e ka një emër në kokë, ai është francezi Franck Ribery. Sipas ish bomberit të M’Gradbach, mesfushori francez zhvilloi një sezon fantastik dhe është ai që duhet ta fitojë Topin e Artë për vitin 2013.

“Franck Ribery zhvilloi një sezon fantastik me Bayernin. Për mendimin tim, është ai lojtari që duhet ta fitojë Topin e Artë këtë vit”.

Në vijim, intervista e liderit të ri të skuadrës së Klopp, përqëndrohet në pritshmëritë që ai ka për sezonin e ri.

“Do të përgatitemi në mënyrën e duhur gjatë kësaj vere dhe nuk besoj se këtë sezon, Bayerni do ta mbyllë klasifikimin me 25 pikë më shumë se ne. Duhet të korrigjojmë sa më shpejt gabimet që bëmë gjatë sezonit të fundit”.

Në fund të intervistës, Reus bëri edhe një koment për blerjen më të re të shoqërisë, sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang, duke theksuar se nuk e njeh mirë si lojtar por beson se është një lojtar i shpejtë dhe i rrezikshëm që do ta ndihmojë skuadrën për të arritur objektivat në sezonin 21013-2014.