Reshjet e shiut, shënohen tre viktima

Reshjet e shiut, shënohen tre viktima

 Reshjet e shiut, shënohen tre viktimaReshjet e dendura të një dite më parë kanë shkaktuar mjaft probleme në të gjithë vendin. Më e goditur ka qenë rajoni i Lezhës, ndërsa nuk kanë munguar përmbytje edhe në qytete të tjera. T

re viktima janë regjistruar deri tani si pasojë e reshjeve të dendura. Një 22-vjeçar ishte duke kaluar një urë në Laç, në momentin kur ura është shembur dhe ai ka përfunduar në ujërat e lumit. Dy viktimat e tjera janë babë e bijë, po nga qyteti i Laçit. Makina me të cilën ata udhëtonin është marr nga rrjedha e ujit.

Ditën e sotme pritet të bëjnë dhe vlerësimin e dëmeve materiale e bujqësore në të gjithë vendin.