Reshjet e dëborës, probleme në Qarkun e Korçës

 Disa akse rrugore në Qarkun e Korçës vazhdojnë të shfaqin probleme për lëvizjen e automjeteve edhe pse reshjet e debores kanë pushuar. Problematike paraqitet situata në akset Korçë-Voskopojë dhe Voskopojë-Vithkuq ku lëvizja e automjetve bëhet vetëm me zinxhirë.

Situata e veshtire është edhe në komunën Lekas ku sipas informacioneve më të fundit kjo komunë mbetet e bllokuar nga dëbora.