Reshjet e dëborës, probleme në disa akse rrugore në qarkun e Korçës

Reshjet e dëborës, probleme në disa akse rrugore në qarkun e Korçës

Reshjet e dëborës, probleme në disa akse rrugore në qarkun e KorçësReshjet e dëborës dhe ulja e temperaturave që ka prekur verilindjen e vendit ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.

Mësohet se trashësia e dëborës në pikat turistike ka arritur deri në 30 centimetra duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në aksin rrugor Korçë-Dardhë dhe në aksin Liqenas-Goricë, si pasojë e trashësisë së dëborës që arrin deri në 30 cm qarkullimi i automjeve bëhet vetëm me zhinxhir. Gjithashtu
Ndërsa në pikën turistike të Voskopojës, në Qafën e Qarrit dhe në Qafë Thanë trashësia e dëborës arrin në 20 centimetra dhe lëvizja e automjeteve bëhet pa zinxhirë.