|

Reprezentuesi kosovar ndihmon Shqipërinë kundër Iranit

Portieri Përfaqësueses së Kosovës dhe i skuadrës suedeze Kalmar, Etrit Berisha, ende nuk ka një pasaportë të Shqipërisë, por kjo nuk do ta pengojë që më 26 maj, të debutojë me Kombëtaren e Shqipërisë kundër Iranit, në një miqësore që do të luhet në Stamboll. 

Portieri 23 vjeç thotë se është kontaktuar nga krerët e Federatës Shqiptare të Futbollit për ta pyetur nëse është i gatshëm të nis aventurën kuqezi, për çka përgjigjja e kosovarit ishte pozitive.

“Unë do të jem i gatshëm për ndeshjen e 26 majit kundër Iranit, derisa për atë kundër Katarit më 22 maj në Madrid, nuk besoj, pasi me Kalmarin ndeshjen e fundit të këtij sezoni e luaj më 24 maj”, ka thënë Berisha të martën për gazetën.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë dy miqësore në fund të muajit në data jozyrtare të FIFA-s për miqësore dhe për këtë arsye dhe për atë që Berisha ende nuk ka një pasaportë të Shqipërisë, klubi suedez nuk deryrohet ta lirojë

Komentoni