Rekord pozitiv i “Wall Street”

Rekord pozitiv i “Wall Street”

Rekord pozitiv i “Wall Street”Deklarata e kreut në largim të “Federal Reserve”, Ben Bernanke se pavarësisht largimit të tij nga ky post, politikat stimuluese për ekonominë do të vazhdojnë, u reflektuan pozitivisht në bursën e “Wall Street”. 

S&5 500, Dow Jones regjistruan mbylljen më të mirë të të gjitha kohërave, ndërsa Nasdaq mbylljen më të mirë që prej tetorit të vitit 2000.

Dow Jones u mbyll +1.11 përqind, Nasdaq 1.63 përqind dhe S&P 500 1.36 përqind. Shifra të tilla pozitive mungonin që prej nisjes së krizë ekonomike.

Deklarata e Ben Bernankes u bë ditën e enjte gjatë një dalje para mediave. Ai tha se programi i stimulimit të ekonomisë dhe politikat lehtësuese sa i përket taksave dhe normave të interesit do të vazhdojnë, pavarësisht se kush pason atë në krye të “Federal Reserve”.