Rekord i ri, 14833 persona i bien daulles njëkohësisht

Rekord i ri, 14833 persona i bien daulles njëkohësisht

Rekord i ri, 14833 persona i bien daulles njëkohësisht Në qytetin lindor të Indisë, Titabar, në një hapësirë janë mbledhur 14,833 persona me daulle të cilët kanë thyer rekord në Librin e Rekordeve Guiness.

Personat e veshur em veshjen tradicionale Assames dhe daullen e quajtur Khol, kanë mbajtur ritmin për 15 minuta pandërprerë duke synuar hyrjen në Guiness.

Rekordi aktual është ai i vitit 2002, ku në Hong Kong 10,102 persona i ranë daulles për 6 minuta rresht.