Refuzohen ankesat e mbrojtësve për rastin e “xhihadistëve”

Refuzohen ankesat e mbrojtësve për rastin e “xhihadistëve”

Refuzohen ankesat e mbrojtësve për rastin e “xhihadistëve”Gjykata e Apelit, ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e mbrojtësve të 35 personave të dyshuar për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, ndaj aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë PPK.KR.nr.406/2014.

Kolegji nga ana tjetër ka aprovuar ankesën e mbrojtësit të një të pandehuri të këtij rasti (S. Kaçikut), kundër të njëjtit aktvendim, duke vendosur që atij t’i ndërpritet paraburgimi dhe t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, deri me 12.11.2014.

Për të dyshuarit e tjerë do të mbeten në fuqi masat e sigurisë të shqiptuara si në aktvendimin e gjykatës së shkallës së parë PPK.KR.nr.406/2014,të datës 04.09.2014, të datës 09.09.2014 dhe të datës 20.09.201, me kohëzgjatje deri me 12.11.2014, njofton Zyrta për Informim në Gjykatën e Apelit.