Reformat e Greqisë prezantohen sotë

Reformat e Greqisë prezantohen sotë

Reformat e Greqisë prezantohen sotëNën presionin e kohës, qeveria greke i prezanton te hënën kreditorëve evropianë, listën Cipras të reformave ekonomike që vendi ka ndërmend të ndërmarrë në këto katër muaj, zgjatje të borxhit nga BQE dhe FMN.

Në rast se ekspertët evropianë aprovojnë këto masa shtrënguese nga pala greke për rimëkëmbjen e ekonomisë, atëherë hyn në fuqi pakti për zgjatjen me katër muaj të borxhit grek.

“Ne jemi besimplote se këto reforma do të aprovohen. Ato i shërbejnë Greqisë në mënyrë që vendi të ketë një rritje ekonomike të qëndrueshme”, tha Ministri i Financave Varufakis. Pas negociatave mes Cipras dhe Merkel, ministrat e financave aprovuan kërkesën e Athinës zyrtarë për t’i dhënë dhe katër muaj të tjerë, afat ky që do të përdoret nga Greqia për të negociuar termat e reja ekonomike për shlyerjen e borxhit prej 240 miliardë eurosh.