Reforma e emigracionit, Cameron: Kusht i panegociueshëm për në BE

Reforma e emigracionit, Cameron: Kusht i panegociueshëm për në BE

Reforma e emigracionit, Cameron: Kusht i panegociueshëm për në BEPunonjësit që vijnë nga vendet e Bashkimit Europian në Britaninë e Madhe nuk do të marrin përfitime deri sa të kenë mbushur katër vjet me taksa të paguara. Kjo është masa më e fundit e ndërmarrë nga kryeministri britanik, David Cameron në kuadër të reformimit të sistemit të emigracionit.

Kryeministri përdori fjalimin e shumëpritur për emigracionit për të theksuar se reduktimet në kthimin e taksave, përfitimeve për fëmijët, lejet e punës dhe strehimin do të jenë një kërkesë e panegociueshme e Britanisë që ajo të mbetet pjesë e Bashkimit Europian.

Pa një marrëveshje me Brukselin, ai nuk përjashton asgjë, duke rritur pritshmërinë që vetë Cameron të jetë një mbështetës për daljen e Britanisë nga BE, nëse blloku nuk dakordësohet me propzoimet e tij.

Sidoqoftë, Doëning Street ka hequr dorë nga përpjekja për të imponuar limite në numrin e njerëzve që vijnë në Britani, pavarësisht se shifrat më të fundit tregojnë një rritje rekord të emigracionit nga vendet e BE-së.

Cameron premtoi se nëse do të jetë ende kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme, ai do të rinegociojë anëatërsinë e Britanisë në BE përpara se të njoftojë mbajtjen e referendumit për këtë cështje në vitin 2017.

Por, në fjalimin e tij ai duket se ka njoftuar Brukselin se reforma në sistemin e mirëqënies sociale është një kërkesë absolute për negociatata. Ai do të njoftojë një paketë masash të cilat janë më drakonianet edhe se propozimet e deritanishme të laburistëve apo liberalëve.

Emigrantët e papunë nga vendet e BE që jetojnë në Britani do të përjashtohen nga mbështetja shtetërore, dhe do të depotohen nëse nuk arrijnë të punësohen bredna gjashtë muajve nga mbërritja e tyre në territorin britanik.