Recep Tayyip Erdogan : Turqia është yll ndriçues i ekonomisë rajonale dhe globale

Recep Tayyip Erdogan : Turqia është yll ndriçues i ekonomisë rajonale dhe globale

Recep Tayyip Erdogan : Turqia është yll ndriçues i ekonomisë rajonale dhe globalePresidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sërish kritikoi ashpër Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimin Evropian për vëzhgim pasiv të tragjedisë në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke shtuar se edhe Turqia ishte një prej caqeve të sulmeve nga qarqet qëllim-këqija të cilat synonin prishjen e zhvillimit dhe forcimit të shtetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdogan iu drejtua të pranishmëve në mbylljen e Kongresit të 18-të të Forumit Ndërkombëtar të Biznesit (IBF) në Stamboll, ku foli për çështjet aktuale në rajon dhe në botë. Duke vënë në dukje se Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk bënë asgjë për parandalimin e vuajtjeve të njerëzve të pafajshëm në rajon, Erdogan tha se edhe Turqia ishte cak i sulmeve të disa qarqeve të cilat dëshirojnë që të shkaktojnë kaos në Turqi.

“Ngjarjet në rrugë në qershor të vitit të kaluar, tentativa puçi në dhjetor dhe ngjarjet në tetor të këtij viti me siguri se nuk mund të shpjegohen si ngjarje të dinamikave lokale. Këto ngjarje janë përpjekje për të sulmuar ekonominë turke dhe kjo është një konspiracion kundër ekonomisë turke. Filluan sulme jashtëzakonisht të vetëdijshme me qëllim të prishjes së imazhit të Turqisë,” tha Erdogan.

Presidenti turk theksoi faktin se një numër i qarqeve Perëndimore, të cilët me zë të lartë kritikuan Turqinë për ndërhyrjen e policisë gjatë dhunës dhe vandalizmit në rrugë, sot heshtin ndaj ngjarjeve sociale në vendet e tjera.

“Pse heshtni kur oficerët e policisë në Perëndim vrasin njerëz, fëmijë, të rinj? Ata që me të drejtë maksimalisht kundërshtojnë terrorizmin e ISIL-it, ndërsa me simpati shikojnë terrorizmin e PKK-së. Sulmoni ISIL-in, ashtu duhet të jetë, por pse tentoni ti jepni legjitimitet PKK-së? Tani në Evropë ne shohim përpjekje dhe aktivitete të tilla,” tha Erdogan.

Duke kujtuar fjalimin e tij dy ditë më parë në një miting me temë “Gratë dhe Drejtësia”, Erdogan tha se fjalët e tij në mënyrë jo të drejt u transmetuan dhe u keqinterpretuan nga disa media vendore dhe të huaja.

“Thashë se në mes të burrave dhe grave janë të domosdoshme të drejtat e barabarta, konkretisht drejtësia, dhe jo barazia. Disa media vendore dhe të huaja nga deklarata ime shumë e qartë, jashtëzakonisht precize, përmendën vetëm një pjesë. Transmetuan gabimisht dhe ndryshe. Me imoralitet të tillë askund nuk mund të arrihet. Këtu ka gënjeshtra, shpifje, konspiracion, nënçmim, ndërsa mungon ndershmëria dhe sinqeriteti. Askush nuk mundet mua dhe as miqtë e mi të na njollosin, kur në terren shohin se si unë gjatë luftës sime politike 40-vjeçare kam mbrojtur të drejtat e grave dhe lëvizjet e tyre. Kjo mund të shihet edhe sa kam përkrahur lëvizjen e grave në partinë që unë drejtoj, ndërsa ata që shpifin në lidhje me këto çështje, së pari le të shikohen në pasqyrë dhe le ta vëzhgojë dhe të kuptojë se në çfarë gjendje është mentaliteti të cilit ata i përkasin,” tha Erdogan.

Presidenti turk theksoi se Turqia, përkundër të gjitha përpjekjeve dashakeqe të disa mediave të huaja që ta paraqesin si një vend që mbështet terrorizmin, do të ruajtur stabilitetin dhe do të vazhdoj trendin e zhvillimit ekonomik dhe demokratik.

“Turqia është yll ndriçues i ekonomisë rajonale dhe globale. Ne besojmë se është e pamundur për të ndërtuar qytetërim mbi të keqen dhe padrejtësinë. Historia është plot me shembuj të tillë “, përfundoi Erdogan.