hh-People-celebrate

Rebelët pushtojnë Tripolin

Një beteje e ashpër po zhvillohet në Tripoli perreth kompleksit të kolonelit Muamar Gadafi, pasi kryengritesit moren ne kontroll kryeqytetin e Libise. Gjatë gjithë natës, turma njerezish festuan në “Sheshin e Gjelber”, dikur skene e protestave pro liderit libian.

Kryengritesit e goditen kryeqyetit nga Lindja, Jugu dhe Perendimi. Ata u ndeshen me nje rezistence te dobet. Sipas tyre, kane kapur edhe djalin e gedafit, Saif Al Islam, por ende nuk është mësuar asgje për fatin e kolonelit.

Permes nje mesazhi, te transmetuar mbremjen e se djeles, udheheqesi libian Muamar Gadafi u kerkoi te gjithe banoreve te shpetojne Tripolin. Mediat raportojne se ne aeroportin e kryeqytetit ndodhen dy avione qe do te perdoren nga Gedafi per te lene vendin.

Djali tjeter Mohamed, në telefon per Al Xhazirën tha se kryengritesit kane rrethuar shtepine e tij dhe nga te gjithe anet degjohen te shtena armesh. Gjykata e Krimeve Nderkombetare leshoi nje mandat arresti per Kolonel Gedafin, te birin Saif Al Islam dhe kreun e sherbimeve secrete Abdullah al Sanusi per krime kunder njerezimit.

Gedafi: Frikë se Tripoli mund të digjet

“Kam frikë se Tripoli do të digjet”. Kjo është deklarata e liderit libian, Muamar Gadafi.

Në një mesazh audio shpërndarë nga televizioni arab, Al Jazira, Gadafi paralajmëron luftë deri në fund dhe se nuk do të dorëzohet kurrë. Ai dënoi sulmet ajrore të NATO-s.

Në fund të mesazhit, Gadafi fton mbështetësit e tij nga të gjitha anët e Libisë të shkojnë të “clirojnë” kryeqytetin Tripoli, ku po mbahen luftime të ashpra mes forcave rebele dhe besnikëve të kolonelit.

Libi, arrestohet djali i Gadafit

Forcat antiqeveritare në Libi arrestuan djalin e Muhamar Gadafit, Saif Al Islam, deklaroi vonë në mbrëmje në televizionin arab Al Jazeera, shefi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit që perfaqeson politikisht forcat kryengritese.

“Kemi te dhena te konfirmuara se njerezit tane kane arrestuar Saif Al Islamin” deklaroi Mustafa Abdel Xhalil dhe shtoi se “kemi dhene udhezime qe te trajtohet mire me qellim qe te berballet me drejtesine”.

Nderkaq televizioni Al Arabija, qe i referohet burimeve nga keshilli kombetar i tranzicionit, transmetoi lajmin se e gjithe garda kombetare e liderit libian u eshte dorezuar forcave kryengritese.

Berlini: Gadafi të largohet

Ndërsa ngushtohet rrethi për liderin libian, Muamar Gadafi, Gjermania i bëri thirrje kolonelit të japë menjëherë dorëheqjen e të largohet nga pushteti për të shmangur gjakderdhje të tjera.

“Sa më shpejt që të lërë Gadafi pushtetin, aq më mirë do të jetë. I bëjmë thirrje diktatorit të pranojë faktin që populli i tij nuk e mbështet më, të hapë rrugën për një të ardhme demokratike dhe paqësore për popullin e Libisë. Në bëjmë thirrje për shmangien e gjakderdhjes së mëtjeshme dhe kjo është e mundur vetëm me ikjen e Gadafit”, tha Vestervele.

Ministri i Jashtëm, Guido Vestervele tha se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë ekonomikisht Libinë në periudhën e tranzicionit.