Rebeka Rexhepi ​shërohet nga kanceri

Rebeka Rexhepi ​shërohet nga kanceri

Rebeka Rexhepi ​shërohet nga kanceri16 vjeqarja Rebeka Rexhepi, vajza e cila vuante nga sëmundja e kacerit, sot është shëruar plotësisht.

Këtë e ka bërë të ditur nëna e saj, Xheraldina e cila përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan për shërimin e saj.

“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Re Beka sot zyrtarisht është e shëruar”, ka shënuar ajo në facebook.

“Emra të përveçëm nuk do të përmendi, se për këto 8 muaj më ka rrjedh pak truri dhe nuk ia lejoj vetes ta harroj dikë, por për të gjithë ju që na qëndruat pranë (e e dini ju kush jeni) e di që falënderimi më i madh është shëndeti i Rebekës!”, ka shkruar më tutje Xheraldina.

Ajo ka thënë se kanceri nuk është lojë dhe që nuk duhet mashtruar, përderisa ka treguar se si familja e saj së bashku me të tjerët ka fituar betejën e madhe, por që lufta vazhdon, sipas saj.

Xheraldina ka treguar se ajo dhe vajza e saj Rebeka, do të kthehen shumë shpejt në shtëpi dhe se të gjithë se bashku do të festojnë për shërimin e vajzës së saj.