Reali mbetet skuadra me të hyrat më të mëdha në botë

Reali mbetet skuadra me të hyrat më të mëdha në botë

Reali mbetet skuadra me të hyrat më të mëdha në botëSkuadra spanjolle Real Madrid mbetet skuadra me të hyrat më të mëdha vjetore në botën e futbollit.

Për skuadrën madrilene është viti i tetë rresht që kryeson në listën e nxjerrë nga firma “Deloitte”. Sipas kësaj firme, skuadra madrilene në stinorin 2011/12 ka pasur të hyra prej 512.6 milionë eurosh, ndërsa pas saj vjen Barcelona me 483 milionë euro.

Reali është bërë skuadra e parë sportive që ka arritur të thyejë barrierën prej 500 milionë eurosh për të hyra vjetore. Në pesëshen e parë gjenden edhe Manchester Unitedi, Bayern Muencheni e Chelsea.