Reali i Carlo Ancelottit, Reali i talentëve

Reali i Carlo Ancelottit, Reali i talentëve

Reali i Carlo Ancelottit, Reali i talentëveCarlo Ancelotti thuhet se po bën plan për të ndërtuar një Real Madrid të mbështetur nga disa lojtarë të rinjë. Trajneri italian i ka pesë lojtarë të ri në listë që llogaritë në ta. Isco, Morata, Jese, Carvajal dhe Nacho janë lojtarët që Ancelotti do i’u bëj vend në skuadrën e parë.

Nuk përjashtohet që të ftojë në skuadrën e parë edhe Casemiron dhe rusin Cheryshev nga Real Madrid Castilla.

Mediat vlerësojnë se pasi të ftohen këta lojtarë në skuadrën e parë, Ancelotti duhet të bëjë disa shitje të lojtarëve nga përbërja aktuale. Largimi i Kakas, Callejon, Di Maria, Higuain dhe Albiol thuhet se do të jetë bilanci i “fshesës” së Ancelottit.