|

Reali e nis me fitore

Real Madridi e ka nisur turneun në SHBA në mënyrën më të mirë të mundshme, me një fitore prej 3-2 ndaj skuadrës meksikane, America.

Pas një kombinimi fantastik jashtë zonës me Ronaldos dhe Benzemas, ishte ky i fundit ai që nxori para portës Sergio Canalesin (34’), i cili u tregua i saktë për të shënuar për epërsinë e madrilenëve.

Pjesa e dytë, ishte tejet interesante. Enrique Esqueda e gjallëroi ndeshjen kur shfrytëzoi hapësirat në mbrojtjen e Realit për të barazuar rezultatin (51’). Vicente Sanchez i dha epërsinë skuadrës meksikane pas një orë lojë (61’).

Gëzimi i meksikanëve zgjati më pak se dy minuta, pasi që Gonzalo Higuain (63’) shfrytëzoi hapësirën e lënë nga kundërshtari.

U desh minuta e 82-të që të dalë në skenë Cristiano Ronaldo, i cili barti fanellën me numër 7. CR7 në mënyrë fantastike e ekzektuoi goditjen e lirë, duke e shndërruar atë në gol dhe duke ia dhënë kështu fitoren e parë Real Madridit nën Jose Mourinhon.

Lajme të ngjajshme:

  1. Florentino: Reali superior ndaj Barcës
  2. Reali në të tetën e finales së Kupës
  3. Kupa e Mbretit, fitore komode e Realit
  4. Sahin do të jetë i suksesshëm te Reali

Etiketa: , , ,

Komentoni