Real Sociedad turpëron Barcelonën

Real Sociedad turpëron Barcelonën

Real Sociedad turpëron BarcelonënBarcelona ka marrë një goditje të rëndë në Anoeta. Katalunasit kanë pësuar humbje nga Real Sociedad me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së 25-të të La Ligës.

Vendasit kaluan të parët në epërsi në minutën e 32-të me autogolin e Alexandre Song. Por, katër minuta më vonë Lionel Messi barazoi rezultatin në 1:1.

Por, në pjesën e dytë vendasit ishin të vendosur që ta shkaktonin befasinë e kësaj jave në La Liga.

Në minutën e 54-të Antoine Griezmann kaloi Real Sociedad në epërsi 2:1, derisa vetëm pas pesë minutave David Zurutuza shtoi avantazhin e vendasve në 3:1.

Pas kësaj disfate, Barselona e ka humbur primatin në La Liga, të cilën tani e mban rivali Real Madrid me tre pikë më shumë (63).

Kurse, Sociedat është ngritur në kuotën e 45 pikëve, derisa pozicionohet e pesta në renditlejn tabelore.