Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndeshja që bota dëshiron ta shohë

Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndeshja që bota dëshiron ta shohë

Real Madridit dhe Manchester Unitedit, ndeshja që bota dëshiron ta shohëPërballja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Unitedit është ajo që bota mezi pret ta shohë – ka theksuar Jose Mourinho.

Më 13 shkurt, gjigantët e futbollit evropian do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri i Los Blancos thotë se të zgjedhurit e tij do të jenë të gatshëm.

“Kjo është ndeshja që bota dëshiron ta shohë. Real Madridi kundër Manchester Unitedit. Sir Alex kundër mikut të tij Mourinho. E keqja e vetme është që nuk është finale”.

“Ne e dimë se mund t’i mposhtim. Ne e dimë se mund të na mposhtin – por do të jemi të përgatitur”, ka thënë Mourinho përThe Sun.