Real Madridi gjunjëzon Schalken, Galatasaray - Chelsea ndahen me rezultat 1-1

Real Madridi gjunjëzon Schalken, Galatasaray – Chelsea ndahen me rezultat 1-1

Real Madridi gjunjëzon Schalken, Galatasaray - Chelsea ndahen me rezultat 1-1Reali i Madridit tregoi mbrëmë se këtë edicion është pretendenti kryesor për të fituar Ligën e Kampioneve.Madrilenët mposhtën me rezultat të thellë 6-1 ekipin e Shalkes 04 brenda në Gjermani, ku ekipi i Ançelotit nuk i dha asnjë shans e asnjë shpresë ekipit vendas, duke dominuar takimin në të gjitha aspektet dhe duke merituar një fitore spektakolare, që konfirmon Realin si një skuadër pretendente për titullin në Champions League.

Eksperienca trajnerit Karlo Ançeloti në një aktivitet të tillë është domethënëse. Serinë e golave e hapi Karim Benzema në të 13’, ndërkohë që greth Bejl shënoi të dytin në minutën e 21-të.

Në pjesën e dytë i erdhi radha Kristiano Ronaldos për golin e tretë në të 52’ e më pas sërish Karim Benzema në të 57’. Por Reali nuk ndalet dhe në minutën e 69-të është greth Bejl që shënon golin e dytë personal e të pestin për Realin e Madridit. Por Ronaldo nuk ndalet dhe e dëshiron dhe ai të dytin dhe e gjen atë në minutën fundit të kohës së rregullt. Pak sekonda më pas Huntelar shënon për Shalken golin e nderit.

Shalke nuk ka asnjë mundësi reagimi dhe dorëzohet pra që në këtë sfidë të parë. Ndeshja e kthimit do të luhet sa për statistikë, pasi vetëm një mrekulli e paimagjinuar mund të sillte përmbysjen e Realit. Me këtë fitore madrilenët do ta kenë më të letë në ndeshjen e kthimit, ku lojtarët e saj do të mendojnë për të shtuar numrin e golave në repertorin e tyre.

Gallatasarai barazon me Çelsin, anglezët favoritë në kthim Fernando Torres befasoi dhe shtangu në minutën e nëntë të ndeshjes tifozët e shumtë tur në stadiumin “Ali Samien” të Stambollit në takimin Gallatasarai-Çelsi, i përkufizuar si një duel mjaft i nxehtë. Turqit reaguan me të gjitha forcat dhe Çelsi u vu në vështirësi, ku mbrojtësit e mesfushorët njëri pas tjetrit ndëshkohen me kartonë të verdhë për ndërhyrje të gabuara.

Por në pjesën e parë anglezët e mbrojtën mjaft mirë epërsinë, duke u përpjekur të ruanin fitoren qoftë dhe me një gol. Por në pjesën e dytë turqit, pas shumë përpjekjeve, arritën të barazonin me anë të Aurelien Çedu në minutën e 64-t. Gjithçka do të zgjidhet në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Londër pas dy javësh, pasi mbrëmë në Stamboll nuk pa rifitues.