Real Madrid heq kryqin nga stema

Real Madrid heq kryqin nga stema

Real Madrid heq kryqin nga stemaReal Madrid ka hequr nga stema zyrtare e klubit kryqin që mbanin që prej themelimit në vitin 1902, dhe që sipas mediave spanjolle ishte kërkesë e Bankës së Abu Dhabit, e cila do të reklamojë me klubin madrilen kartën e re të kreditit.

Vendimi, ndonëse ndihmon skuadrën financiarisht, nuk është pritur mirë nga mediat dhe tifozët e Realit në Spanjë. Por pavarësisht këtyre kundërshtive, drejtuesit e madrilenëve, përfshirë këtu presidentin Florentino Perez, nuk kanë dashur që ky simbol të ishte pengesë për fushatën e tyre të marketingut në vendet myslimane ku mund të keqkuptohej.

Në pjesën më të madhe të vendeve arabe, kryqi simbolizon fushatat e kryqëzatave të ndërmarra nga vendet Europiane për rimarrjen e Jeruzalemit.

Ky nuk është rasti i vetëm ku hiqet dorë nga ky simbol për hir të parave. Në 2012 Reali “zhduku” nga fushatat e marketingut kryqin për të mos rrezikuar projektin e ndërtimit të një stadumi dhe impianti turistik në ishullin Ra-al-Khaimah në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më herët edhe rivalët e Barcelonës ndërmorën një hap të tillë. Ishte viti 2007 kur katalanasit modifikuan emblemën e tyre përfaqësuese në vendet islamike duke hequr kryqin e Shën Gjergjit.