Carlos_Tevez_bye (1)

Real dhe PSG dëshirojnë Tevezin

Sulmuesi argjentinas i Mançester Sitit, Karlos Tevez ka nisur stërvitjet me skuadrën e “qytetit”. Pavarësisht faktit se argjentinasi ka nisur stërvitjet me skuadrën e tij, ai ende kërkohet nga skuadra tjera.

Mediat britanike raportojnë të martën se Real Madridi, mund të jetë destinacionin i ardhshëm i argjentinasit, pasi që transferimi sulmuesit brazilian Nejmar nuk do të realizohet deri në muajin dhjetor.

Prandaj “Los Blankos” dëshiron që për sezonin e ri repartin e sulmit ta forcoj me Tevezin, i cili tashmë kërkohet edhe nga skuadra franceze, Paris Sen Zhermen.

Raportohet se francezët e PSZH-së, janë duke bërë gati ofertën për argjentinasin.