Reagon UP-ja pas protestave të sotme

Reagon UP-ja pas protestave të sotme

Reagon UP-ja pas protestave të sotmeUniversiteti i Prishtinës ka reaguar pas protestave të sotme të studentëve të Fakultetit Teknik dhe atij të Mjekësisë.Në një kumtesë për media UP-ja thotë se është e përkushtuar në ngritjen e e cilësisë së studimeve.

“Është obligim i tërë komunitetit tonë, profesorëve, studentëve dhe stafit që të kujdesemi që diplomat UP-së të shënojnë ngritje në vlerë.

E kjo nuk do të jetë e mundur nëse funksionimi i UP-së ç’rregullohet për çfarëdo arsye” thonë në UP.
Sipas tyre, senati i UP-së në semestrin e kaluar ka marrë vendim që e tejkalon madje edhe Statutin e UP-së, duke propozuar afate shtesë të prillit dhe nëntorit, vetëm që tranzicionin tonë drejt një universiteti më të mirë ta bëjmë më të lehtë. Por këtu gjithsesi ka pasur për qëllim që të zvogëlohet në minimum humbja e mësimit gjatë semestrit veror dhe atij dimëror.

“UP është i përkushtuar që ta mbrojë interesin e të gjithë studentëve, ashtu që në të ardhmen e afërt diplomat e tyre të jenë të krahasueshme me universitetet më të mira në rajon e më gjerë. Kjo është e mundur vetëm nëse secili e merr pjesën e vet të përgjegjësisë’ bëhet e ditur në këtë komunikatë.

Në komunikatën e Zyrës për Informim të Universitetit “Hasan Prishtina” potencohet se menaxhmenti i saj ka marrë obligim që disa nga këto kërkesa të studentëve të procedohen për tu përfshirë në statutin e ardhshëm të UP-së që pritet të miratohet në pjesën e dyte të këtij viti.