Reagime të ashpra kundër fjalimit të Bashar al Assad

Reagime të ashpra kundër fjalimit të Bashar al Assad

Reagime të ashpra kundër fjalimit të Bashar al AssadShtetet e Bashkuara e denuan ashper fjalimin e Bashar al Assadit, ku presidenti sirian i pershkruante kundershtaret e tij si “kukulla te perendimit”.

Plani i paqes qe Assad parashtron eshte krejtesisht i shkeputur nga realiteti, thuhet ne deklaraten e Departamentit te Shtetit, qe e pershkruan gjithashtu kete levizje si perpjekjen me te fundit te regjimit sirian per te mbajtur pushtetin.

“Fjalimi i Assad-it ishte nje tjeter tentative per t’u kapur fort pas pushtetit. Ai nuk ben asgje per ta cuar perpara objektivin e popullit sirian per tranzicion politik. Madje perkundrazi, minon seriozisht perpjekjet e te derguarit nderkombetar te paqes, Lakdar Brahimi”, tha Victoria Nuland.

Ne te njejten linje eshte edhe shefja e politikes se jashtme te Bashkimit Europian, Catherine Ashton.
“Pozicioni yne kundrejt Assadit mbetet i pandryshuar. Presidenti sirian duhet te largohet nga pushteti ne menyre qe t’i hape rrugen tranzicionit politik”, tha Ashton.

Assad mbajti nje dite me pare nje fjalim te rralle per apeloi per zgjidhje politike te luftes civile ne Siri, e beri thirrje per mobilizim ne betejn kunder rebeleve qe i pershkroi si “terroristë të al-Kaidës”. Presidenti deklaroi se se forcat siriane po luftojnë grupet e kriminelëve “vrasës” të financuara nga jashtë vendit dhe propozoi mbajtjen e një konference kombëtare të pajtimit dhe një kushtetutë të re, duke theksuar ne te njejten kohe se kush e ka tradhëtuar Sirinë do të përjashtohet nga dialogu. Grupet e të drejtave llogarisin se gati 60.000 vete kane humbur jeten qe nga fillimi i rebelimit kunder regjimit sirian marsin e vitit 2011.