Ratifikimet si farsë

Ratifikimet si farsë

Ratifikimet si farsëQeveria e Republikës së Kosovës, tash e sa kohë, sipas analistëve është thirrur në disa ratifikime të marrëveshjeve me Bashkimin Evropian, për një sërë çështjesh të rëndësisë së veçantë për vendin, të cilat kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, bisedimet me Serbinë dhe së fundmi me vazhdimin e mandatit të EULEX-it.

Sipas njohësve të integrimeve evropiane dhe ekspertëve për çështje juridike, Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria kanë krijuar “lëmsh”, sa i përket ratifikimit të marrëveshjeve së pari me BE-së, e më pas më Serbinë, duke ditur se si njëra ashtu edhe tjetra nuk e njohin Kosovën si shtet.

Ratifikimet e marrëveshjeve për të cilat institucionet e vendit pretendojnë se i kanë bërë në të vërtetë nuk ekzistojnë dhe se kjo është duke u bërë vetëm për konsum të brendshëm.

Ratifikimi i marrëveshjeve sipas tyre është akti më i lartë i marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy vendeve që e njohin njëra-tjetrën si shtet. /Tribuna/