Rasti "Monstra" sikur Sopoti

Rasti “Monstra” sikur Sopoti

Rasti "Monstra" sikur SopotiRasti “ Montsra’ me arrestimet e reja gjithnjë e më shumë po fiton atributet e rastit të Sopotit për shkak se paraburgimi shndërrohet në vuajte të dënimit akoma pa përfunduar ndriçimi i rastit.

Kështu komenton për Alsat M profesori universitar Osman Kadriu. Me këtë veprim sipas tij shkelet edhe një parim kushtetues që ka të bëj me prezumcionin e pafajësisë. Natyra dhe karakteri i kësaj lëndë, pohon më tej Kadriu kërkon që procedura të jetë urgjente dhe kështu kërkohet edhe me ligjin mbi procedurën penale, transmeton Alsat-M.

“Jam i mendimit se kjo rrethanë e tashme përsëri flet se ne kemi të bëjmë me një lëndë për të cilin kemi një paraburgim që gjithmonë prolongohet dhe vazhdohet me vendim të gjyqësorit dhe ky paraburgim për personat e akuzuar faktikisht shndërrohet në vuajtje të dënimit me burg a për vuajtjen e dënimit akoma nuk kemi vendim të shkallës së parë e të mos flasim për vendim të shkallës së dytë faktikisht vendim të plotfuqishëm… Rasti ‘Monstra’ kështu si vazhdohet edhe nuk ndriçohet, nuk zbardhet, nuk zgjidhet i fiton dhe i ka marr atributet e rastit Sopot që do të thotë se paraburgimi shndërrohet në vuajtje të dënimit”, tha Osman Kadriu, profesor universitar.

Mirjana Najçevska nga ana tjetër thekson se asgjë nuk habit në rastin “Monstra’ pasi mënyra se si u realizua hetimi, dëshmia dhe arrestimet për këtë rast lënë hapësirë për dyshim.

“Nuk është e pamundur që të gjenden gjurmë të reja, dëshmi dhe ngjashëm megjithatë përvojën që e kemi nga vitet e kaluara nga puna e policisë, lindin shumë dyshime për relevancën e dëshmive në bazë të të cilave policia e bazon këtë privim nga liria. Te qytetarët veç më mbetet si shije e hidhur dhe gjithë kohës pyeten se ndoshta edhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndonjë lloj revanshizmi, qërim hesapesh apo gjetje të mënyrës si policia të ballafaqohet me dikë pa pasur vërtetë lidhje me veprën penale për të cilën akuzohet”, deklaroi Mirjana Najçevska, profesor universitar.

Momentet e reja nga rasti ‘Monstra’ për Kadriun paraqesin rast të rrallë në jurisprudencën e Maqedonisë dhe se kjo nuk ka ndodh në periudhën e socialiste e as në periudhën e tranzicionit. Kjo sipas tij vërteton vërejtjet e KE-së për gjyqësorin e Maqedonisë.

“Jam I mendimit se kjo çka po ndodh me gjyqësorin e Maqedonisë dhe për këtë rast është një dukuri tejet e rëndë meqenëse kështu veprohet ndërsa me vet faktin se punohet për një lëndë të rëndë me paraburgim….kështu nuk është vendosur deri tash, nuk është vepruar kështu dhe kjo flet më së miri se dyshimet ndaj gjyqësorit edhe vërejtjet përsëri vërtetohen me këtë veprim që e sjellin në pyetje kompetencën e gjyqësorit, profesionalizmin, objektivitetin, efikasitetin dhe kualitetin e gjyqësorit në Maqedoni “, deklaroi Osman Kadriu, profesor universitar.

Kjo dukuri dhe funksionim i gjyqësorit thekson më tej Kadriu reflekton një pasiguri të madhe te qytetarët.