Raporti për vdekjen e presidentit Trajkovski dërgohet në Maqedoni

Raporti për vdekjen e presidentit Trajkovski dërgohet në Maqedoni

Raporti për vdekjen e presidentit Trajkovski dërgohet në MaqedoniDeri te autoritetet në Maqedoni është dërguar raporti për rrëzimin e aeroplanit në të cilin në vitin 2004 në Bosnjë e Hercegovinë humbi jetën presidenti Boris Trajkovski, deklaroi shefi i ekipit hetues për vërtetimin e shkaqeve për fatkeqësinë e aeroplanit Omer Kuliq, për agjencinë Srna.

Ai ka theksuar se deri nga mesi i dhjetorit roporti do të jetë i gatshëm edhe për prezantimin para opinionit në BeH.”Ky është detyrimi ynë ndërkombëtar. I presim komentet e tyre, të cilët do të arrijnë gjatë javës së ardhshme, pas së cilës raporti në formë përfundimtare do të shtypet”, ka precizuar Kuliq, transmeton TV Al Xhazira Ballkan.

Raporti përfundimtar për rrëzimin e aeroportit, siç paralajmëroi më herët Kuliq, fillimisht do t’i dorëzohet Këshillit të ministrave dhe kryeprokurorit të BeH-së. Pastaj, do të përcillet deri te autoritetet e Maqedonisë dhe kryeprokurori publik i Maqedonisë.
Kuliq, publikojnë mediat boshnjake, ka thënë se ekipi i tij në tërësi ka arritur ta vërtetojë shkakun për rrëzimin e aeroplanit dhe për vdekjen e presidentit të Maqedonisë, Trajkovski.

“Kemi vërtuar saktë çka ka ndodhur. Të gjithë aktorët në këtë ngjarje në hetim janë përfshirë, por nuk goxoj të them kush është përgjegjës. Detyra jonë është që të hetojmë çka ka ndodhur pas rrëzimit të aeroplanit, këtë do t’ia trgojmë edhe prokurorit tonë edhe atij të Maqedonisë, ndërsa vendimi është i tyre çka do të bëjnë më tej, për shkak se këto janë standarde botëroere në aktivitetet e këtilla”, sqaroi atëherë Kuliq.