Raporti i BB-së: Taksat në Shqipëri janë më të larta se në vendet e rajonit

Raporti i BB-së: Taksat në Shqipëri janë më të larta se në vendet e rajonit

 Raporti i BB-së: Taksat në Shqipëri janë më të larta se në vendet e rajonit Shqiperia eshte renditur ne vendin e 146 ne bote persa i perket pageses se taksave. Ky ka qene perfundimi i raportit “Pagesa e Taksave 2014”, i hartuar nga Banka Boterore, IFC dhe PwC.

Barra e taksave mbi biznesin ne Shqiperi eshte cilesuar e larte ne krahasim me ekonomite fqinje te Maqedonise, Bosnjes dhe Kosoves, te cilat kane nje takse per biznesin 10%, perveç Malit te Zi qe e ka 9%. Vendi yne kaloi ne tatimin progresiv mbi bizneset dhe individet, ne Janar te ketij viti dhe kjo e ka rritur normen mesatare te taksimit.

Te ardhurat nga biznesi i mesem dhe i madh ne Shqiperi tani jane 15%, ku vendi yne barazohet me Serbine. Kroacia dhe Turqia, e cila synon te anetaresohet ne Bashkimin Europian kane normat me te larta ne rajon, ne 20%.

Kalimi ne tatimin progresiv per te ardhurat personale ne Shqiperi ka rritur gjithashtu edhe taksat per personat qe fitojne me shume se 130 mije leke ne muaj, ne 12%. Raporti i fundit i Bankes Boterore, Pagesa e Taksave 2014” ka perllogaritur se norma e pergjithshme e taksimit ne Shqiperi eshte 31.7% te fitimit, duke qene shume me e larte se ne Kroaci, Maqedoni, Malin e Zi, Kosove, Bosnje, por me e ulet se ne Serbi.

Banka Boterore ka zhvilluar nje studim ne harkun kohor 2004-2012 dhe ka vene re perfundimin e nje periudhe te rritjes ekonomik,e me nje recesion te ashper dhe nje rimekembje te ngadalte ne te gjithe boten.

Gjate kesaj periudhe, qeverite kane vijuar te jene nen presionin e balancimit, te nevojes per te terhequr investime dhe per te nxitur rritjen. Raporti ka arritur ne perfundimin se qeverite kane vijuar me reformat e tyre ne fushen e taksave, pavaresisht pasigurive globale ekonomike. 32 ekonomi boterore kane bere hapa para, qe ne periudhen Maj-Qershor te vitit te kaluar, si dhe kane lehtesuar barren e taksave per SME-te.

Raporti “Pagesa e Taksave 2014”, i hartuar nga Banka Boterore, IFC dhe PwC ka marre parasysh regjimet e taksave ne 189 ekonomi, si dhe ka nxjerre ne pah reformat e perbashketa te ndermarra nga 11 vende, ne permiresimin apo futjen e sistemit elektronik te pageses se taksave si dhe eliminimin e nevojes per 74 pagesa taksash te ndryshme.