Ramush Haradinaj : Kryeministër i vendit është njeriu i dosjeve e mafisë

Ramush Haradinaj: Vetëm kryeministër, tani ose pas zgjedhjeve

Nuk don të jetë në vartësi të kryeministri Hashim Thaçi, por vetëm në vend të tij, ka deklaruar sot në Malishevë, Ramush Haradinaj. “Unë e kam dhënë një ofertë për me udhëheq qeverinë dhe asnjë plan tjetër, përveç se për ta ndryshuar. Në rast se do të bëhet kjo, dhe unë besoj se shumë shpejt do të ndodhë. Por, në rast se jo, atëherë ne do të vazhdojmë me përgatitjet dhe do të presim zgjedhjet e përgjithshme”, tha Haradinaj. Në fakt kjo mund të kuptohet edhe si kërcënim për PDK-në, sepse në rast të përplasjes me AAK-në, shumë shpejt me një unitet, opozita mund ta kërcënojë seriozisht shumicën dhe vendin ta çojë në zgjedhje të parakohshme. Në disa deklarime përfshirë një intervistë për gazetën tonë, Haradinaj ka pohuar se së shpejti do të jetë Kryeministër, duke e përcaktuar si kohë fillimin e vitit, ndërsa bisedimet do të vazhdonin pas gjysmës së janarit. E mbështetja më e madhe e AAK-së, shumicës i duhet veçanërisht për mbështetjen e bisedimeve dhe të marrëveshjeve që mund ti arrijë me Serbinë në Bruksel. BSNuk don të jetë në vartësi të kryeministri Hashim Thaçi, por vetëm në vend të tij, ka deklaruar sot në Malishevë, Ramush Haradinaj.

“Unë e kam dhënë një ofertë për me udhëheq qeverinë dhe asnjë plan tjetër, përveç se për ta ndryshuar. Në rast se do të bëhet kjo, dhe unë besoj se shumë shpejt do të ndodhë. Por, në rast se jo, atëherë ne do të vazhdojmë me përgatitjet dhe do të presim zgjedhjet e përgjithshme”, tha Haradinaj.

Në fakt kjo mund të kuptohet edhe si kërcënim për PDK-në, sepse në rast të përplasjes me AAK-në, shumë shpejt me një unitet, opozita mund ta kërcënojë seriozisht shumicën dhe vendin ta çojë në zgjedhje të parakohshme.
Në disa deklarime përfshirë një intervistë për gazetën tonë, Haradinaj ka pohuar se së shpejti do të jetë Kryeministër, duke e përcaktuar si kohë fillimin e vitit, ndërsa bisedimet do të vazhdonin pas gjysmës së janarit.

E mbështetja më e madhe e AAK-së, shumicës i duhet veçanërisht për mbështetjen e bisedimeve dhe të marrëveshjeve që mund ti arrijë me Serbinë në Bruksel. BS