Ramush Haradinaj takoi shefen e zyrës greke

Ramush Haradinaj takoi shefen e zyrës greke

Ramush Haradinaj takoi shefen e zyrës grekeKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj priti sot në një takim njohës mirëseardhës, shefen e zyrës ndërlidhëse greke në Prishtinë, ambasadoren Constantina Athanassiodou.

Gjatë këtij takimi u bisedua për proceset në të cilat po kalon vendi ynë dhe ndihmën që mund të jap shteti grek në procesin e integrimit të Kosovës në Institucionet Evropiane.

Gjatë takimit u bisedua edhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë mes shteteve ballkanike, si dhe për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme nacionale në Kosovë.