Ramush Haradinaj nënshkruan peticionin

Ramush Haradinaj nënshkruan peticionin

Ramush Haradinaj nënshkruan peticioninKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka nënshkruar peticionin qytetar “Kjo qeveri meriton shkarkimin”.

Haradinaj, ka treguar se qëllimi i tij është që t’i nxisë qytetaret e vendit që të reflektojnë te të zgjedhurit e tyre, në këtë rast te deputetët.

Ai ka treguar se nuk do të heqin dorë nga mocioni, andaj kërkoi ndihmesë nga qytetarët ta nënshkruajnë peticionin dhe t’i bindin deputetët e Kuvendit, të veprojnë në përkrahje të mocionit.

“Kam dëgjuar qëndrime se peticioni nuk ka efekte juridike. Neni 43 i Kushtetutës së Kosovës e garanton lirin e tubimit, protestave, të demonstratave. Pra, peticioni është shprehje e vullnetit politik të qytetarëve, vullnet i lirë i garantuar me kushtetutë. Pra, është edhe një presion publik politik, për reflektim në parlamentin e vendit nga deputetët”, ka thënë Haradinaj.

I pari i AAK-së, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga mocioni. Ai ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe deputetët e tjerë, e kanë mundësinë që me përkrahjen e mocionit t’i krijojnë vendit një perspektivë më të mirë dhe të kontribuojnë me zgjedhje të lira dhe fer.