Ramush Haradinaj kërkon strategji që pengojnë ikjen e të rinjve nga vendi

Ramush Haradinaj kërkon strategji që pengojnë ikjen e të rinjve nga vendi

Ramush Haradinaj kërkon strategji që pengojnë ikjen e të rinjve nga vendiQeveria e Kosovës duhet të krijojë një fond emergjent dhe të krijojë një strategji të punësimit për të penguar ikjen nga vendi të qytetarëve. Kështu tha sot kryetari i Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në konferencë për media me temë “Preokupimi i të rinjve kosovarë sot”.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se në Kosovë ka mungesë të perspektivës dhe mungesë të vendeve të punës. Duke folur për gjendjen aktuale të emigrimit në numër të madh, të popullatës jashtë vendit, Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një fond emergjent dhe të krijojë vende të punës, sidomos për të rinj, që janë e ardhmja e vendit.

“Na duhet një plan urgjent, ne kemi bërë një fond për veriun se është një situatë urgjente nevoja e zhvillimit atje, integrimit e të tjera, do të ishte me rëndësi që të gjejë një mënyrë Qeveria e vendit krahas aktiviteteve të zakonshme që kanë, meqenëse është një situatë urgjente, me nda një buxhet, një fond për vetëpunësim, kushdo që ka ide si me u vetëpunësuar, me pas mundësi me aplikua për një fond të tillë”, tha Haradinaj.

Ndërsa duke folur për preokupimet e të rinjve kosovarë, kryetar i Aleancës së të Rinjve i AAK, Musa Preteni tha gjendja e përgjithshme në sektorin e rinisë e sidomos puna dhe aktivitet në ministrinë përkatëse të kulturës, janë shumë të mangëta dhe me probleme.

“Këto mungesa përfshijnë mungesën e planeve konkrete për sektorin e rinisë, mungesën e një baze të nevojshme ligjore që rrjedh prej Ligjit për Fuqizimin dhe pjesëmarrje të rinisë dhe një mbështetje jashtëzakonisht e vogël që ekziston për sektorin rinor lokal”, tha ai.

Kryetari Preteni theksoi se Aleanca e të Rinjve të AAK i jep një mbështetje të fuqishme rinisë së Kosovës, duke fokusuar në disa pika strategjike të programit të tyre: përgatitja dhe zbatimi i planeve konkrete që mundëson progres për të gjitha fushat, bazë juridike, trajnime dhe përgatitje profesionale me një plan korrekt dhe të gatshëm për tregun e punës, mbështetje për Parlamentin e të Rinjve të Kosovës e të tjera.