Ramiz Kelmendi: 200.000 vende pune me PDK-LDK

Ramiz Kelmendi: 200.000 vende pune me PDK-LDK

Ramiz Kelmendi: 200.000 vende pune me PDK-LDKDeputeti i PDK-së, Ramiz Kelmendi mendon se koalicioni PDK-LDK i ka të gjitha shanset që të realizojë premtimin madhor të dhënë në zgjedhje, për 200.000 vende të reja pune.

“Ky është koalicioni më i mirë i mundshëm. Koalicioni më i mirë i dobishëm dhe koalicion i cili mund t’i shtyjë të gjitha proceset përpara. PDK dhe LDK së bashku e kanë aq forcë ekonomike sa të realizojnë edhe premtimin për 200.000 vende të reja pune”, tha Kelmendi për Express.

Sipas tij, të dy liderët e dy partive, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, siç ditën ta ndërtojnë koalicionin, ashtu do të dinë edhe ta menaxhojnë në mënyrën më të mirë atë.

Ramiz Kelmendi zbulon edhe se ka patur ofertë për tu bërë zëvendëskryeministër për Zhvillimin Ekonomik dhe se ende nuk e ka vendosur nëse do ta pranojë këtë post.