Rama takon krerët e institucioneve të pavarura

Rama takon krerët e institucioneve të pavarura

Rama takon krerët e institucioneve të pavaruraKryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një takim pune me krerët e institucioneve të pavarura.

Në këtë takimin me kryeprokurorin Adriatik Llalla, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Ajazi Lika, Kryetaren e KQZ-së Lefterie Lleshi, kryeinspektoren e ILKDP-së Zana Xhuka dhe Nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa, u diskutua mbi bashkëpunimin mes institucioneve ligjzbatuese dhe Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit.

Kryemistri Rama, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar një proces të konsoliduar të shkëmbimit të informacionit dhe për të rritur forcën ndëshkuese në lidhje me rastet e korrupsionit dhe ndëshkimin e zyrtarëve të çfarëdo niveli. Rama ka deklaruar se ekzistojnë hapësirat për bashkëveprim të ngushtë të të gjithë aktorëve, por duke mbajtur gjithsecili pozicionin e tij të pavarur e kushtetues.