Rama “punëson” në qeverinë shqiptare Shkëlzen Maliqin, “intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës”

Rama “punëson” në qeverinë shqiptare Shkëlzen Maliqin, “intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës”

Rama “punëson” në qeverinë shqiptare Shkëlzen Maliqin, “intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës”Rama mund të akuzohet për shumë gjëra, por jo për mungesë risish kudo ku qeveris. Tashmë, Kryeministri në ngjitje i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka emëruar Shkelzen Maliqin (në foto) si Këshilltar të tij për çështje rajonale.

Në një njoftim në rrjetin social Facebook, Rama e ka quajtur Maliqin intelektual të madh dhe të pavarur të Kosovës.

“Kabineti i ri i kryeministrit do të ndryshojë thellësisht. Numri i madh deri më sot i këshilltarëve do t’ia lërë vendin një bërthame strategjike njerëzish me cilësi të spikatura, të cilët do të luajnë rol kyç në përgatitjen e vendimmarrjes. Njëri prej tyre do të jetë edhe një intelektual i mirënjohur e i mosvarur, që do të vijë nga Prishtina, për të ndihmuar në jetësimin e rolit që parasheh për Shqipërinë në rajon programi ynë i Rilindjes – Shkelzen Maliqi”, ka shkruar Rama.

Flasim vazhdimisht për gjysmën “tjetër” shqiptare, por, deri më sot, askush nuk është kujtuar të përfshijë në vendimmarrje apo së paku konsulencë individë shqiptarë të Kosovës. Ky është një hap i vogël, por shumë i rëndësishëm drejt integrimit ndër-shqiptar.

Nga ana tjetër, Shkëlzen Maliqi është themelues i kompanisë “Gani Bobi”, një emër që do të thotë shumë për Ramën e PS-në, pasi kjo kompani e kontaktuar nga tvKlan në zgjedhjet e shkuara ka parashikuar humbjen e PS-së, madje një humbje të thellë në vitin 2011 të tij ndaj Lulzim Bashës.