Rama-Meta takim larg syrit të mediave sot në selinë e Partisë Socialiste

Rama-Meta takim larg syrit të mediave sot në selinë e Partisë Socialiste

Rama-Meta takim larg syrit të mediave sot në selinë e Partisë SocialisteKreu i Partisë Socialiste Edi Rama dhe ai i LSI-se Ilir Meta zhvilluan sot nje takim ne seline e PS-se, pa pranine e mediave. Takimi qe ka zgjatur per rreth 1 ore ka pasur ne qender te tij krijimin e Qeverise se re, ku pritet qe LSI te marre 4 poste ministrore.

Burime nga dy partite e perfshira ne koalicionin ‘Aleanca per Shqiperine Europiane’ shprehen se Rama dhe Meta kane diskutuar mbi formulen e ndarjes se posteve ministrore, zv.ministrore dhe niveleve te tjera te administrates publike.

Mesohet se ne kete takim, kreu socialist ka bere te njohur qendrimin qe dy nga sektoret me te rendesishem ne kabinetin qeveritar, arsimi dhe shendetesia, te drejtohen nga perfaqesues te PS-se. Takimi Rama-Meta u mbajt ne nje kohe kur Grupi i Punes PS-LSI po finalizon programin e qeverise per 300 ditet e para. Më datën 24 Prill, drejtuesit e dy partive të majta nënshkruan marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor në zgjedhjet e 23 qershorit, koalicioni i cili fitoi bindshëm në këto zgjedhje.