Rama e Meta ndajnë Bashkitë

Rama e Meta ndajnë Bashkitë

Rama e Meta ndajnë BashkitëLista e kandidatëve të së majtës në zgjedhjet e ardhshme vendore, sipas burimeve nga PS dhe LSI, duket se është gati. Emrat e kandidatëve të koalicionit qeverisës për kryetarë bashkish kanë marrë “dorën e fundit” dje, në takimin Rama-Meta të zhvilluar në selinë e LSI-së.

Nga burimet është arritur të mësohen disa nga këto emra, ku ndoshta lëvizjen më të rëndësishme politike e përbën fakti se PS i ka lënë bashkinë e Fierit LSI-së.

Për këtë bashki, ndër më të rëndësishmet në vend, PS kishte sjellë si kandidaturë Salarjon Totën, bashkëshortin e kryedoganieres Elisa Spiropali, por palët kanë pranuar të përfaqësohen bashkarisht nga kandidatura e Robert Bitrit, ish-prefekt dhe kreu rajonal i LSI-së.