Rahmi Koç, tatimpaguesi më i madh në Turqi
Biznismeni turk dhe kryetar i kompanisë ”Koç Holding”, Rahmi Koç, është tatimpaguesi më i madh në Turqi për vitin 2008, lajmërojn mediumet turke. Për vitin 2008, nga të ardhurat e Rahmi Koç, është paguar tatim me vlerë prej 18 milion lira turke. Koç ishte në vendin e parë në listën e tatimpaguesve më të mëdhej në qytetin e Ankarasë, mirëpo vlera e lartpërmendur e ngriti Koç-in në vendin e parë për gjith Turqinë. Lider në listën e tatimpaguesve më të mëdhej në qytetin e Istambullit është pronari i grupacionit medial ”Dogan Holding”, Ajden Dogan./Lajme.Org/