Rafael Van der Vaart humbet "Brazili 2014"

Rafael Van der Vaart humbet “Brazili 2014”

Rafael Van der Vaart humbet "Brazili 2014"Holanda humbet Rafael Van der Vaart. Mesfushori i Hamburgut nuk do të jetë pjesë e “Tulipanëve” gjatë Botërorit “Brazil 2014”.

Futbollisti ka pësuar një dëmtim në pulpë gjatë stërvitjes me Kombëtaren. Federata Holandeze e Futbollit priti fillimisht verdiktin e stafit mjekësor e më pas dha lajmin për mediat.

Në të vërtetë, Van der Vaart nuk e kishte ende të sigurtë përfshirjen në listën e 23 lojtarëve të Louis Van Gaal, megjithatë mungesa e tij pritet të ndjehet te Kombëtarja portokalli.