Rafael Nadal shkatërron SIlvan

Rafael Nadal shkatërron SIlvan

Rafael Nadal shkatërron SIlvanTejkalimi i vështirësive ju bën më të fuqishëm, sipas Rafael Nadal, i cili po e dëshmon veten me një rikthim sensacional këtë vit dhe rezultate të shkëlqyeshme në fushë të fortë, pas problemeve me gjurin.

Nadal qëndroi jashtë fushave për shtatë muaj për shkak të lëndimit, por puna e palodhshme dhe vendosmëria e kanë rikthyer atë në formën e vjetër. Spanjolli fitoi bindshëm ndaj brazilianit Rogerio Dutra Silva në tre sete (6-2, 6-1, 6-0) për të arritur në rundin e tretë të US Open.

Fitorja përmirësoi statistikat e spanjollit të dytë në botë, duke i çuar në 17-0 këtë vit, përfshirë titujt në Indian Wells, Montreal dhe Cincinnati, në mesin e nëntë trofeve të vitit 2013.

“Kur ju ktheheni pas një kohe të vështirë, pas një lëndimi.. ju duhet të punoni fuqishëm. Ju duhet të punoni me qasjen e duhur çdo ditë”.

“Ju duhet të jeni të gatshëm të vuani, të kënaqeni duke vuajtur, dhe të jeni në gjendje ta ndryshoni situatën”, ka thënë fituesi i 12-fishtë, Nadal.