Rafael Nadal fiton turneun e Rios

Rafael Nadal fiton turneun e Rios

Rafael Nadal fiton turneun e RiosNadal është tenisti i parë që shënon emrin e tij në listën e fituesve të turneut Rio Open, në Brazil. 

Spanjolli mundi në finale ukrainasin Aleksandr Dolgopolov duke fituar kështu titullin e dytë të vitit dhe atë numër 62 në karrierë.

Numri 1 i botës në tenis fitoi në dy sete me rezultatin 6-3 dhe 7-6 pas një ore e 40 minutash lojë.

Turneu i radhës ku do të marrë pjesë Rafael Nadal është Indian Wells, nga 6-16 mars.