Rafa Benitez i kënaqur me shortin

Rafa Benitez i kënaqur me shortin

 Rafa Benitez i kënaqur me shortinTrajneri i Napolit, Rafa Benitez, është i kënaqur me shortin e Ligës së Kampionëve dhe me faktin se do të rikthehet në Angli këtë sezon në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Napoli u caktua në grupin F të garës evropiane, që konsiderohet si grupi i vdekjes, dhe do të duhet të përballet me Arsenalin, Borussia Dortmundin dhe Marseillen në fazën e grupeve.

“Kur ju flisni për Ligën e Kampionëve, të gjitha grupet janë të vështira. Grupi jonë është një prej më të balancuarve, sigurisht nuk është i lehtë, pasi të gjitha klubet kanë përvojë në Ligën e Kampionëve. Mendoj se do të jetë një sfidë e madhe për ne”.

“Borussia Dortmund është një skuadër e klasit botëror që ishte finalist vitin e kaluar dhe luan futboll të mirë. Ne të gjithë e njohim Arsenalin mirë dhe kemi luajtur ndaj tyre jo shumë kohë më parë në Emirates Cup. Ata kanë një trajner të shkëlqyeshëm dhe përvojë në skenën ndërkombëtare”.

“Unë e kam pasur suksesin tim të parë evropian në Marseille, finalen e Kupës UEFA me Valencian. Nuk do të jetë lehtë atje, pasi stadiumi është një atmosferë e zjarrtë”, ka thënë Benitez për faqen zyrtare të klubit.