Radomir Labani i dënuari nga Serbi punon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Radomir Labani i dënuari nga Serbi punon në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës

Radomir Labani i dënuari nga Serbi punon në Gjykatën Kushtetuese të KosovësGjykata Kushtetuese e Kosovës është bërë vend pune për një person të nacionalitetit serb i dënuar në Serbi me 6 vjet burgim për korrupsion.

Radomir Labani po kërkohet nga autoritetet serbe për vuajtjen e dënimit. Pak para shpalljes së aktgjykimit ishte arratisur nga Serbia për të ardhur në Kosovë, ku ka gjetur vend pune dhe ka themeluar edhe Shoqatën e avokatëve serbë.

Në janar të këtij viti ai kishte provuar të zgjidhej gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Vesti”, ka raportuar se përpara se të vinte në Kosovë, Labani ishte në proces gjyqësor, ku ishin edhe ish-anëtarët e Njësitit të Intelegjigjencës të Drejtorisë së Doganave dhe se fundi është dënuar në të ashtuquajturën mafia e doganave me gjashtë vjet burg për korrupsion.

Pak para mbarimit të gjykimit që kishte përfunduar në shkurt të vitit 2013, Labani ishte aktivizuar në organizatën që promovon shërbime për serbët që duan të bëhen avokatë brenda sistemit të Kosovës, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.