Radamel Falcao nxit spekulime: Mund të luaj te PSG

Radamel Falcao nxit spekulime: Mund të luaj te PSG

Radamel Falcao nxit spekulime: Mund të luaj te PSGNjëri nga sulmuesit më të mirë të ditëve të sotme, Radamel Falcao, ka lënë të kuptohet se në të ardhmen mund të luajë për Paris Saint-Germain.

Kolumbiani ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2016, mirëpo të gjitha klubet e mëdha evropiane kërkojnë nënshkrimin e tij.

“Franca është një vend i bukur. Kam qenë atje dhe më ka pëlqyer shumë. PSG ka një projekt shumë ambicioz sportiv dhe kanë investuar shuma të mëdha parash për të ndërtuar një ekip konkurrues”.

“Do t’u duhet kohë, por mund të arrijnë sukses shumë shpejtë”.

“Nuk është e pamundur që të shihem me ju (gazetarët francezë) shumë shpejtë”, ka deklaruar 26-vjeçari.

Për më shumë, ai e ka lëvduar Zlatan Ibrahimovicin, të cilin padyshim se do ta kishte partner në sulm nëse nënshkruan për PSG-në.