Radamel Falcao në Manchester United?

Radamel Falcao në Manchester United?

Radamel Falcao në Manchester United?Falcao ka arritur marrëveshje t’i bashkohet Manchester United nga Monaco, raportojnë mediat angleze.Sulmuesi 28-vjeçar gjithë verën është lidhur me një largim nga klubi francez, të cilit iu bashkua verën e kaluar nga Atletico Madrid për 65 milionë euro.

Falcao shënoi 11 gola në 20 paraqitje për Monacon dhe tash do të kërkojë ta dëshmojë veten në Ligën premier.

Kolumbiani ishte lidhur me rivalin lokal të United, Manchester Cityn, por kampionët nuk arritën ta transferojnë atë për shkak të rregullave të Fair Playt Financiar.

Ai po ashtu ishte lidhur edhe me Arsenalin dhe Liverpoolin në Angli, si dhe me Juventusin dhe Real Madridin në vendet tjera evropiane.

Reali madje u tha se kishte arritur marrëveshje me lojtarin, pasi ai kishte postuar një mesazh konfimues në Twitterin e tij, që më vonë ishte fshirë.

Mbetet të shihet nëse Djajtë e Kuq do të arrijnë të kompletojnë transferimin e tij gjatë ditës së sotme, të fundit të afatit kalimtar.

Falcao pritet të arrijë në Old Trafford në formë huazimi njëvjeçar, me mundësi të shndërrimit të transferimit të tij në të përhershëm n fund të sezonit të ardhshëm.