Radamel Falcao humb Botërorin "Brazili 2014"

Radamel Falcao humb Botërorin “Brazili 2014”

Radamel Falcao humb Botërorin "Brazili 2014"Falcao do të mungojë në Kampionatin botëror. Sulmuesi kryesor i Kolumbisë nuk është përfshirë në listën përfundimtare të selektorit Jose Pekerman, për garën në Brazil.

Selektori i Kolumbisë, Jose Pekerman ka publikuar listën përfundimtare për Kampionatin botëror në Brazil.

Dhe, në të nuk ka zënë vend sulmuesi kryesor Radamel Falcao. Ylli i Monacos ka kaluar muajt e fundit duke tentuar rikuperimin nga lëndimi i rëndë i gjurit.

Por, duket se ai nuk arriti të rikthejë formën ideale fizike, dhe Pekerman nuk ka dashur të rrezikojë, andaj nuk e ka përfshirë atë në mesin e 23 futbollistëve.

Portier: David Ospina (Nice), Faryd Mondragon (Deportivo Cali), Camilo Vargas (Santa Fe).
Mbrojtës: Eder Álvarez Balanta (River Plate), Santiago Arias (PSV), Pablo Armero (West Ham), Carlos Valdés (San Lorenzo), Mario Yepes (Atalanta), Cristian Zapata (Milan), Camilo Zuñiga (Napoli).

Mesfushor: James Rodríguez (Mónaco), Abel Aguilar (Toulouse), Juan Guillermo Cuadrado (Fiorentina), Fredy Guarín (Inter), Alexander Mejía (Nacional), Juan Fernando Quintero (Porto), Aldo Leao Ramírez
(Morelia), Carlos Sánchez (ElChe).

Sulmues: Carlos Bacca (Sevilla), Teófilo Gutiérrez (River Plate), Víctor Ibarbo (Cagliari), Jackson Martínez (Porto), Adrián Ramos (Hertha).