QKUK-ja konfirmon tetë raste të gripit të derrit

QKUK-ja konfirmon tetë raste të gripit të derrit

QKUK-ja konfirmon tetë raste të gripit të derrit Në qendrën infektive spitalore në Prishtinë, janë regjistruar tetë pacientë të prekur nga virusi i gripit të derrit AH1N1.

Tre nga këta raste ende janë të shtruar në spital, derisa pesë të tjerë janë mjekuar pranë qendrës spitalore dhe më pas e kanë vazhduar mjekimin në shtëpi.

Virusi AH1N1 është përhapur në Shqipëri e Maqedoni, ku janë shënuar dhjetëra raste me këtë virus.

Në Shqipëri janë të paktën 27 persona të infektuar me virusin AH1N1, ndërsa sot është shënuar viktima e parë nga ky virus.