Qeveria “Thaçi 2”, me 198 zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikë

Qeveria “Thaçi 2”, me 198 zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikë

Qeveria “Thaçi 2”, me 198 zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikëJanë një “armatë” e tërë që në çdo mëngjes ua mësyjnë vendeve të tyre të punës. Dikush me meritë, e dikush për shkak të lidhjeve të ngushta me shefin, zunë vendet më të rëndësishme në qeveri, ato të ministrave dhe zëvendësministrave.

I gjithë kabineti i Qeverisë Thaçi: zëvendëskryeministra, ministra, zëvendësministra e këshilltarë politikë përbëhet prej 198 vetave.

Qeveria “Thaçi 2”, nëse për asnjë gjë tjetër, për një kohë të gjatë do të mbahet mend për numrin kaq të madh të ministrave, zëvendëskryeministrave dhe zëvendësministrave, duke zënë kështu vendin e parë jo vetëm në rajon, por edhe në Evropë.

Vendimi i kryeministrit Hashim Thaçi për të quar në 19 numrin e dikastereve qeveritare, në rreth 45 zëvendësministra dhe gjashtë zëvendëskryeministra, ishte kritikuar në vazhdimësi jo vetëm nga partitë opozitare, por edhe nga përfaqësuesit e shoqërisë civile. Krejt kjo ishte bërë jo për shkak se vendi kishte nevojë për një “armatë” të tërë të ministrave e zëvendësministrave, por vetëm sa për të rehatuar njerëz të partive të tyre nëpër dikastere qeveritare.

Asnjëherë deri më tash, akuzat e tilla nuk i kishin bërë përshtypje kreut të ekzekutivit. Por, duket se tek tani Thaçi ka nisur ta ndjejë frikën.

Meqë këtë vit pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, liderët politikë kanë nisur të mendojnë për ndryshimet që do të duhej të bëheshin në dikasteret ministrore. Një gjë të tillë e ka menduar edhe Thaçi nëse do të jetë kryeministër në mandatin e ardhshëm. Kohë më parë ai kishte deklaruar se organizimin ose riorganizimin qeverisës janë duke e studiuar bashkë me ekspertë perëndimorë, që t’ia përshtatim kushteve dhe rrethanave për mandatin e ardhshëm. /Bota Press/