Qeveria rrit borxhin, shkel Kushtetutën dhe ligjin për buxhetin, Berisha & Bode përgjegjësi penale

Qeveria rrit borxhin, shkel Kushtetutën dhe ligjin për buxhetin, Berisha & Bode përgjegjësi penale

Qeveria rrit borxhin, shkel Kushtetutën dhe ligjin për buxhetin, Berisha & Bode përgjegjësi penaleTeksa i mbeten edhe 45 ditë për të dorëzuar pushtetin, qeveria e Sali Berishës i ka kthyer financat e shtetit në një “minë me sahat”, duke rrezikuar jo vetëm falimentimin ekonomik, por edhe stabilitetin e vendit.

Ndërsa Fondi Monetar Ndërkombëtar pret përgjigje për 190 pyetje, drejtuar qeverisë së Sali Berishës për shkretimin e ekonomisë shqiptare, dalin në pah edhe problemet e para me financat e shtetit. Rritja e borxhit publik për shirita elektoralë dhe për të pasuruar një rreth të ngushtë pranë kupolës në pushtet, është konsideruar njëzëri nga ekspertët si rreziku më i madh për financat e shtetit. Ajo që deklaron kjo qeveri për rritjen e borxhit, mësohet se është vetëm maja e ajsbergut.

Shkelja e ligjit

Në ligjin për buxhetin për vitin 2013, qeveria kishte parashikuar që niveli i borxhit publik për vitin 2013 nuk do ta kalonte limitin e 62.6 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në nenin 18 të ligjit për buxhetin e vitit 2013, qeveria ka parashikuar një tavan për borxhin, tavan të cilin e ka shkelur. Sipas opozitës, borxhi që tani ka shkuar 63 %, ndërsa në muajt në vijim pritet të kalojë shifrën 64 %. Rreth 400 milionë euro, që qeveria ua ka borxh biznesit dhe firmave të ndërtimit për punët publike, nuk janë llogaritur në borxhin publik. Kostoja e kontratave të qeverisë me firmat e ndërtimit është borxh, i cili nuk është llogaritur në borxhin e përgjithshëm. Kontratat janë nënshkruar dhe realizuar ende pa u miratuar buxheti, ndërsa firmat nuk janë paguar. Ndërkaq, edhe pse qeveria e ka hequr tavanin e borxhit për menaxhimin e sistemit buxhetor, nga ana tjetër, qeveria ka parashikuar një tavan në ligjin për buxhetin. “Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2013, është 70.5 miliardë lekë, i dhënë me hollësi si më poshtë: 1. Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore, deri në 28 miliardë lekë. 2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 35.7 miliardë lekë. 3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 6.4 miliardë lekë. 4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të huaja të papaguara, deri në 260 milionë lekë. Stoku i borxhit shtetëror, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë deri në 860.7 miliardë lekë. Stoku i borxhit të garantuar, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë 70 miliardë lekë”, thuhet në nenin 18 të ligjit për buxhetin.

Heqja e tavanit

Vitin e kaluar, Ministria e Financave prezantoi në Parlament projektligjin për ndryshimin e tavanit të borxhit publik, konkretisht nenin 58, sipas të cilit, kufiri i lejuar ishte deri në 60 për qind. Në mesin e muajit dhjetor, projekti kaloi në Kuvend dhe më pas hyri në fuqi. Ligji nuk përcaktonte një limit tjetër të borxhit, por e hiqte fare tavanin, për t’i krijuar hapësira qeverisë të merrte borxh pa fund gjatë zgjedhjeve të 23 Qershorit. “Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, bëhet ky ndryshim: Neni . Paragrafi i fundit i nenit 58 shfuqizohet. -Neni 2. Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 7.12.2012. Shpallur me dekretin nr. 7861, datë 17.12.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani”, thuhet në ligjin e ndryshuar. Ndërkaq, paragrafi i fundit i nenit 58 i ligjit për menaxhimin e sistemit buxhetor, parashikonte që borxhi total publik, përfshirë garancitë, nuk duhet të tejkalojë limitin 60 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Neni 58, kufijtë e borxhit publik

Borxhi publik përbëhet nga borxhi shtetëror dhe borxhi vendor.
Në ligjin të buxhetit vjetor vendoset kufiri për:
a) borxhin e ri shtetëror, për t’u marrë në vitin buxhetor;
b) totalin e borxhit shtetëror;
c) garancitë e reja për t’u lëshuar gjatë vitit buxhetor;
ç) totalin e shumës së garancive.
Njësitë e qeverisjes vendore marrin hua dhe lëshojnë garanci në rastet kur:
a) raporti i tepricës operative, të llogaritur si diferenca e të ardhurave operative, gjithsej (nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar) me shpenzimet jo të kushtëzuara operative të njësisë së qeverisjes vendore, përfshirë shërbimin e borxhit dhe kostos së shërbimit të borxhit, që duhet të paguhet në çdo vit për borxhin afatgjatë, është jo më pak se 1,4:1;
b) raporti i stokut të borxhit ndaj të ardhurave operative, gjithsej, nga burimet e veta, taksat e ndara dhe transferta e pakushtëzuar, është jo më shumë se 1,3:1;
c) kufiri maksimal vjetor i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave mesatare të tri viteve t mëparshme fiskale të njësisë së qeverisjes vendore nuk e kalon masën 20 për qind.
Borxhi total publik, përfshirë garancitë, nuk duhet të tejkalojë limitin 60 për qind të produktit të brendshëm bruto.

Ndryshimi në ligj

-Ligj nr. 114/2012 për një ndryshim në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.
-Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 157 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
-Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi: Në ligjin nr. 9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, bëhet ky ndryshim:
-Neni 1
Paragrafi i fundit i nenit 58 shfuqizohet.
-Neni 2
-Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
-Miratuar në datën 7.12.2012. Shpallur me dekretin nr. 7861, datë 17.12.2012 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ligji për buxhetin

-1. Për huamarrjen vjetore neto për mbështetjen buxhetore, deri në 28 019 milionë lekë.
-2. Për huamarrjen neto për financimin e projekteve të huaja, deri në 35 769 milionë lekë.
-3. Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 6 471 milionë lekë.
-4. Kufiri për rritjen vjetore të stokut të borxhit, si rezultat i riskedulimit të borxheve të vjetra, të huaja të papaguara, deri në 260 milionë lekë.
-5. Stoku i borxhit shtetëror, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë deri në 860 722 milionë lekë.
-6. Stoku i borxhit të garantuar, përfshirë kursin e këmbimit, vlerësohet të arrijë 70 023 milionë lekë.