Qeveria "Rama", emrat e kandidatëve për ministra

Qeveria “Rama”, emrat e kandidatëve për ministra

 Qeveria "Rama", emrat e kandidatëve për ministraPas paraqitjes së strukturës së re që do të ketë qeveria e drejtuar nga kryministri Edi Rama shtohen zërat në lidhje me emrat për ministrat e këtij kabineti qeveritar.

Nga burime të brendshme jo zyrtare brenda Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim bëhen të ditur edhe emrat e disa prej kandidatëve të cilët mund të marrin portofole ministrore. Ajo që është deklaruar deri më sot është fakti se LSI do të ketë 5 poste ministrore dhe një zv.kryeministër pa portofol ministror.

Ndërkohë që dy aleatët tjerë që kanë nga një deputet në Kuvend, PBDNJ e Dules dhe Kristiandemokratët e Muslisë do të marrin nga një post ministror.

Duket se deputeti i LSI-së Edmond Haxhinasto do të jetë zv.kryeministër i vendit. Mësohet se në krye të financave shqiptare do të jetë ish-Guvernatori i BSH, Shkëlqim Cani. Ndërkohë që në krye të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes pritet të jetë Mimi Kodheli. Më poshtë po iu parqesim disa prej emrave më të përfolur për secilën ministri.